Lajme
“Euronews”: Shqipëria zbulon thesaret e saj nënujore
Dhjetëra amfora janë një shembull nga shumë thesare të panjohura gjerësisht dhe që shtrihen në brigjet e Shqipërisë, thotë Euronews. Shtrati i detit në këtë vend, një vend që pati mbetur gjatë i izoluar në Evropë, është një ndër më pak të eksploruarit në botë. Por, kjo tani po ndryshon, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet parashikojnë të bëjnë gjithçka për të ruajtur këtë thesar, duke e vlerësuar, falë hulumtuesve dhe OJQ-ve të specializuara në arkeologji, si Fondacioni “Nautical Foundation Nautical RPM”, prezent dhjetë vjetët e fundit në Shqipëri.
“Nga ajo që unë kam parë deri tani, ju vetëm duhet të notoni disa metra për të gjetur gjëra të mahnitshme, qoftë në aspektin e historisë kulturore apo historisë natyrore”, thotë në reportazh Derek Smith, studiues i asociuar për “Nautical Foundation RPM”.
Situata e Shqipërisë është strategjike, me që është në hyrje të detit Adriatik, rrugët e lashta tregtare e lidhnin me Perandorinë Romake në Ballkan. Dyzet rrënoja dhe dëshmi në lidhje me dy luftërat botërore janë zbuluar gjithashtu në këtë rajon.
Në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare shprehet: “Ideja për të paraqitur trashëgiminë e detit shqiptar është e re për vendin, sepse deri më tani shumë pak është e njohur historia e pasur e bregdetit shqiptar, duke përfshirë të gjitha anijet e mbetura në thellësi të detit për shkak të aksidenteve të ndryshme apo luftërave të ndryshme. Unë mendoj se ka ardhur koha për t’i treguar botës pasurinë e trashëgimisë sonë detare”.
Përtej interesit shkencor, industria e sektorit të turizmit mund të përfitojë nga këto pasuri nënujore. Agjencia nacionale bregdetare mbështet hapjen e disa vendeve, josensitive, për të gjithë ata që adhurojnë zhytjet në thellësirat e detit.
Vidéo:
L’Albanie dévoile ses trésors sous-marins
http://fr.euronews.com/2017/08/08/lalbanie-devoile-ses-tresors-sous-marins-caches
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër