Kuriozitete
“Euromillions” ndahet në dy pjesë, një francez dhe një belg fitojnë nga 32 milionë euro
Një francez dhe një belg fituan secili 32 milionë euro, duke ndarë çmimin e madh të lotarisë “Euromillions”, ka njoftuar operatori i lotarisë kombëtare franceze, FDJ.
FDJ-ja do e publikojë qytetin, emrin e fituesit francez dhe pikën e shitjes ku është blerë bileta fituese vetëm pasi t’i ketë dhënë pjesën e tij lojtarit, që ende nuk është paraqitur dhe ka 60 ditë kohë për të tërhequr këtë shumë.
E krijuar në vitin 2004, “Euromillions” luhet nga më shumë se 20 milionë persona rregullisht në nëntë vende (Francë, Britani e Madhe, Spanjë, Portugali, Belgjikë, Irlandë, Austri, Zvicër, Luksemburg), transmeton “ATSH”.
Rekordi i shumës më të madhe të fituar ndonjëherë në Euromillions është regjistruar në 27 tetor 2014 nga një portugez, që kishte marrë 190 milionë euro dhe nga një çift britanikësh, që kishin fituar në vitin 2012 të njëjtën shumë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë Në fund të shtatorit të këtij viti, numri i të punësuarve në industrinë zvicerane të prodhimit...
-
Nis referendumi kundër ID-s elektronike zvicerane
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?