Integrimi

Nëse BE nuk është e pranishme në rajon, Turqia dhe Rusia do të bëjnë ç`të duan!

Eurodeputetja e Suedisë me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, ka reaguar për çështjen e moshapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në seancën e Parlamentit Evropian.

“I gjithë procesi i zgjerimit ka qenë shumë i dobishëm për të inkurajuar vendet të vijojnë me reformat demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Dhe, ne këtë duhet të bëjmë, duhet t’i inkurajojmë këto vende të bëjnë më shumë”, thotë ajo.

Gjithashtu, Kokalari ka paralajmëruar se “nëse BE nuk është e pranishme në rajon, atëherë Turqia, Rusia, Arabia Saudite do të shkojnë atje. Ne na duhet një Evropë e bashkuar si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje”, transmeton, koha.mk.

Miratimi i rezolutës erdhi pas debateve të një dite më parë, kur eurodeputetët mbështetën zëshëm Tiranën dhe Shkupin dhe kritikuan liderët e BE-së për vendimet e marra, përcjell albinfo.ch.