Kosova
Eurodeputeti austriak: Vendosja e masave ndaj Kosovës, ide e gabuar
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka deklaruar se vendosja e masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës ka qenë ide e gabuar, pasi po bllokojnë shumë zhvillime brenda Kosovës, në fushën e arsimit, ekonomisë dhe të shëndetësisë.
Ai ka thënë se ndërmjetësimi i dialogut Kosovë – Serbi nga BE-ja duhet të jetë më i mirë dhe se do të angazhohet për një gjë të tillë, transmeton albinfo.ch.
“Ka çështje të brendshme në Kosovë, ku duhet të përpiqemi të tejkalojmë të ashtuquajturat masa nga Bashkimi Evropian, të cilat realisht po bllokojnë shumë zhvillime brenda Kosovës në fushën e arsimit, në fushën e ekonomisë, në fushën e shëndetësisë. Unë dua që në radhë të parë të tejkalohen këto masa, që i kam kritikuar shumë që në momentin e parë. Është ide e gabuar të vendosen masa kundër Kosovës nga ana e BE-së. Së dyti, u takon partnerëve brenda dialogut që të diskutojnë siç duhet dhe të arrijnë rezultate, por moderimi nga ana e BE-së mund të jetë më i mirë dhe duhet të jetë më i mirë, natyrisht, sa më shpejt të jetë e mundur, duhet të bëhet më i mirë. Unë do të punoj në mënyrë parlamentare mbi rekomandimet për Komisionin Evropian për të vendosur një moderim më të mirë për këtë proces”, ka thënë ai, shkruan KSP.
Eurodeputeti austriak ka theksuar se Kosova duhet të angazhohet më shumë në forcimin e partneritetit me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Mendoj se çdo parti politike në Kosovë, pa marrë parasysh pushtetin apo opozitën, çdo person i përkushtuar ndaj demokracisë, sundimit të ligjit, dinjitetit njerëzor, lirisë për Kosovën dhe në emër të Kosovës dhe në interes të popullit të Kosovës, duhet të forcojë lidhjet me të gjithë miqtë dhe partnerët e Kosovës në mbarë botën. Gjëja pozitive për Kosovën është se ka shumë miq dhe partnerë në mbarë botën. Të forcosh lidhjet, nuk do të thotë vetëm të komunikosh, nuk do të thotë vetëm të jesh i përgjegjshëm, por do të thotë gjithashtu të jesh i besueshëm në çdo proces. Unë do të vazhdoj t’i rekomandoj çdo pushteti, pushtetit politik apo shoqërisë civile dhe të gjitha fuqive të tjera brenda Kosovës që të forcojnë lidhjet me partnerët, veçanërisht në Evropë, por në mbarë botën”, ka thënë ndër të tjera ai.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik