Kosova
Eurodeputeti austriak: Njohja e Kosovës nga Izraeli, çështje mençurie e vizioni
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri, ka pritur në takim të premten eurodeputetin austriak, Lukas Mandl, përcjell albinfo.ch.
Ky i fundit në një postim në Twitter shkruan se duke e njohur pavarësinë e Kosovës, Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull mençurie dhe vizioni.
Ai më tej shkruan edhe vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë një gjë të tillë.
“Faleminderit Ines Demiri për bisedën e shkëlqyer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem. Duke e njohur Kosovën, Izraeli i ka dhënë edhe një herë botës një shembull mençurie dhe vizioni. Faleminderit! Vendet anëtarë të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta ndjekin këtë shembull”, shkruan eurodeputeti austriak, mbështetës i Kosovës.
E lidhur me takimin me eurodeputetin Mandl, ka shkruar edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’