Lajme
Eurodeputeti austriak: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive, duke mos e pranuar të kaluarën
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka akuzuar lidershipin në Serbi se po sillen në mënyrë agresive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke mos e pranuar të kaluarën. Mandl theksoi se Serbia mund të jetë motor i ekonomisë në rajon dhe të kontribuojë për tërë rajonin, mirëpo udhëheqja institucionale atje nuk po e bën një gjë të tillë.
Në konferencën e Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, politikani austriak tha se përparimi i rajonit bëhet vetëm përmes bashkëpunimit dhe jo konfliktit, transmeton albinfo.ch.
“Serbia mund të jetë sikurse Gjermania në Ballkanin Perëndimor, si një motor i ekonomisë. Serbia mund të kontribuojë në përparimin e njerëzve të vendit të vet dhe më pastaj të rajonit. Shumë njerëz në Serbi e bëjnë këtë, por lidershipi i Serbisë nuk po e bën një gjë të tillë. Ata po sillen në mënyrë agresive, duke mos e pranuar të kaluarën”, tha ai, raporton KP.
Mandl e konsideroi të domosdoshme realizimin e reformave më gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si parakusht për investime strategjike dhe integrime evropiane.
“(Në rajon) Bashkëpunimi me shumë se konfrontimi, bashkëpunimi më shumë sesa konflikti. Ky duhet të jetë qëllimi kryesor në Ballkanin Perëndimor… Investimet janë të nevojshme, sa më pak burokraci, më shumë mundësi dhe sundim të ligjit. E di se gjasat do të jenë më të mëdha për investime që të bëhen në Kosovë dhe rajon. Sistemi arsimor, shëndetësor janë kushte për zhvillim të duhur. Reformat janë të nevojshme për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh tutje ai.
E-Diaspora
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është vënë në pranga në Durrës, përcjell albinfo.ch....
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Treni kalon aeroportin e Cyrihut, udhëtarët humbasin fluturimin IC5 nga Cyrihu HB nuk ishte në gjendje të ndalonte në aeroport, siç ishte planifikuar herët...
-
A do të duhet kantonet periferike të ndërpresin linjat e autobusëve dhe trenave?
-
Shpallen fituesit e çmimeve të djathit zviceran
-
Raportohet një vjedhje e çuditshme në Zvicër
-
Zvicër: çmimi i benzinës, më i ulëti në tri vitet e fundit