Kosova
Eurodeputeti austriak: Lajçak të dorëhiqet si negociator, ka treguar se nuk e bën dot
Akuza e fortë e eurodeputetit austriak: Serbia po e mbron Radojçiqin, Lajçak në anën e tyre
Mësohet se eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia është duke marrë në mbrojtje Milan Radoiçiq, organizatori i sulmit ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, është absurde që njeriun i cili e pranoi se është organizator i sulmit, ku humbi jetën një polic dhe tre persona të tjerë, e marrin në pyetje në Beograd dhe e lënë të lirë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
“Me sa jam informuar, Radoiçiq u mor në pyetje nga Serbia dhe pas një sulmi të tillë për të destabilizuar rajonin, si mund ta lironi këtë person? Ai duhet të burgoset dhe jo të lirohet.
Kjo tregon se ka një lloj mbrojtjeje ndaj këtij personi. Unë jam i bindur se BE më në fund e ka kuptuar se politika e butë ndaj Vuçiqit është gabim, ndaj do të ketë një presion të hapur të Borrel-it ndaj Vuçiqit për të ekstraduar sulmuesit në Kosovë”, tha eurodeputeti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim