Kosova
Eurodeputeti austriak kërkon largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Në takimin e 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë, ka qenë pjesëmarrës edhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, njëherësh edhe bashkëkryesuesi i Komisionit parlamentar.
Ai ka folur për çështjet e dialogut Kosovë- Serbi dhe për masat që Bashkimi Evropian ia ka vendosur Kosovës, ku ka kërkuar heqjen e tyre.
“Ky takim zhvillohet në një moment me rëndësi për Kosovën dhe BE- në. Nga takimi i marsit Kosova ka përjetuar dy ngjarje, dhuna në maj dhe sulmi terrorist në Banjskë. Përsëris thirrjen e PE -së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë- Serbi. Ftoj që të ketë implementim të plotë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, pa vonesa. Theksoj që Parlamentit Evropian i vjen keq për masat që i janë bërë Kosovës dhe kërkon heqjen e tyre. PE ka qenë përkrahës i madh i liberalizimit dhe na vjen mirë që qytetarët e Kosovës tash po lëvizin lirshëm”, ka thënë ai.
Mandl ka thënë se është obligim i Bashkimit Evropian që ta mbështesë Kosovën.
Takimi është kryesuar nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka marrë parasysh progresin e Kosovës.
“Jemi falënderues ndaj tre eurodeputetëve që kanë ardhur në Prishtinë. Prezenca e juaj është dëshmi e lidhjes së fortë të Kosovës me BE-në. Kemi edhe rekomandimin pozitiv nga Këshilli i Evropës- bashkësia ndërkombëtare ka marrë parasysh progresin. Parlamenti Evropian ka qenë aleat i palëkundur, rezolutat e të cilit e kanë ndihmuar vendit, e sidomos rezoluta për rastin e Banjskës që e ka dënuar Serbinë dhe ka inkurajuar hetimet. Çmojmë thirrjen tuaj për heqjen e masave, sepse kjo është e rëndësishme”, u shpreh Kusari-Lila./Kallxo.com
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik