Kosova

PE: “Zgjidhni vetë problemet tuaja”

Delegacioni i Parlamentit Evropian i ka bërë thirrje Shqipërisë ta zgjidhë krizën në vend me dialog, ndërsa paralajmëroi se protestat e dhunshme mund të rrezikojnë dhe integrimin.

Delegacioni i Parlamentit Evropian ishte shumë i qartë në mesazhin që e përçoi në konferencën për shtyp në Tiranë, pas takimeve që mbajti me drejtues të vendit, krerët e partive, por dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, përcjell albinfo.ch.

Knut Fleckenstein, anëtare i PE-së, ka thënë se ata që organizuan protestat duhet të kujdesen që protesta të jetë jo e dhunshme.  Por, ai shtoi se ndërkombëtarët nuk do të ndërhyjnë në këtë çështje. “Ka ardhur koha që ky vend të dëshmojë se i zgjidh vetë problemet e veta. Mos na i transferoni neve problemet tuaja. Ky është problem që do të duhet të zgjidhet nga pakica dhe shumica e këtij vendi”, tha ai.