Lajme
Trafiku ajror në Europë mund të mos rikthehet në normalitet deri më 2029
Trafiku ajror në Europë mund të mos i rikthehet normalitetit para pandemisë deri në vitin 2029, ka njoftuar Eurocontrol.
Në një raport të publikuar të premten, agjencia e menaxhimit të trafikut ajror me seli në Bruksel tha se numri i fluturimeve në Europë në periudhën janar-prill ka rënë me 65 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë në 2019.
Agjencia ka parashikuar tri modele të ndryshme për të ardhmen e udhëtimeve ajrore në Europë, në varësi dhe të fushatës së vaksinimeve dhe efikasitetit të tyre ndaj varianteve të reja.
Në skenarin më të mirë, kufizimet mbi udhëtimet mund të hiqen në verë të vitit 2021.
Por nëse fushata e vaksinimeve vijon me hapa të ngadaltë, kjo do ta cenonte besimin e pasagjerëve dhe mund ta shtyjë rimëkëmbjen deri në fund të dekadës, deklaroi Eurocontrol.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh