Lajme
Euro zhvlerësohet përballë dollarit, bie edhe paundi britanik
Euro dhe paundi britanik u zhvlerësuan në nivele rekord karshi dollarit amerikan. Monedha e përbashkët europiane u këmbye në hapje të tregjeve aziatike me 0.97 dollarë, niveli më i ulët në dy dekada.
Rënia reflekton frikën e tregjeve se Eurozona po shkon drejt recesionit ekonomik. Një tjetër arsye është rezultati e zgjedhjeve në Itali, ekonomia e tretë më e madhe e BE-së.
Zgjedhjet u fituan nga qendra e djathtë, e drejtuar nga Georgia Meloni. Meloni ka vënë në pikëpyetje masat antikrizë të unionit. Me marrjen e pushtetit, nuk përjashtohet mundësia që të shfuqizojë disa vendime të qeverisë së Mario Draghit, si dhe të zbusë sanksionet ndaj Rusisë.
Paundi u këmbye me 1.03 dollarë, niveli më i ulët në 50 vjetët e fundit, pas vendimit të qeverisë së Liz Truz për shkurtimin e taksave, si pjesë e një pakete prej 45 miliardë paundësh për të ndihmuar ekonominë.
Tregjet e kanë reflektuar negativisht këtë vendim mes frikës se Britania e Madhe do të rrisë huamarrjen për të kompensuar mungesën e të ardhurave në buxhet nga shkurtimi i taksave. /Reuters
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë