Shkurt.ch

Euro shënon ngritje në raport me frangun

Euro të premten në mëngjes për herë të parë që nga mesi i marsit është vlerësuar më shumë se 1.21 në raport me frangun.

Monedha e përbashkët e Bashkimit Evropian po forcohet pasi Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka paralajmëruar masa të reja për të luftuar krizën e borxheve në Eurozonë.

Të enjten, Banka Qendrore Evropiane ka shpallur planin për blerjen e bonove sovrane nga ekonomitë e trazuara.

Menjëherë pas 9 orë, të premten kursi i euros në raport me frangun ka shënuar ngritje deri në 1.21.

Ndërsa Banka Nacionale e Zvicrës ka investuar sërish gjatë muajit gusht për blerjen e monedhave të huaja për të mbajtur stabil frangun në raport me euron.

Tashmë rezervat valutore janë rritur në 418 miliardë dollarë. Krahasuar me muajin korrik rezervat valutore u ngritën në 9.8 miliardë franga, thuhet në një raport të Bankës Nacionale të Zvicrës( SNB).

Pjesa më e madhe e rritjes së rezervave ka qenë për shkak të blerjes së valutave të huaja për të mbajtur në minimum vlerën e euros me frangun zviceran, konfirmon një zëdhënës i Bankës Nacionale të Zvicrës (SNB).