Ekonomi
Euro rritet ndaj dollarit, kjo është arsyeja
Në rezervat valutore globale, pjesa e euros u rrit me 1.2 pikë përqindjeje në 20.7%, duke mbetur shumë mbrapa 61.7% të dollarit, një ulje historike për monedhën amerikane
Përdorimi global i monedhës euro u rrit nga fundi i vitit të kaluar, kryesisht nga paqëndrueshmëria e politikës amerikane dhe shqetësimeve rreth rritjes së normave të interesit të SHBA, bëri me dije Banka Qendrore Evropiane.
Kërkesa për euron, monedha e dytë më e përdorur në botë pas dollarit, ra në nivelin e saj më të ulët gjatë dekadës së fundit.
Luhatshmëria konfirmon shqetësimet rreth politikës së SHBA-së dhe rritjes së besimit për të ardhmen e Eurozonës, e cila i mbijetoi testit më të madh edhe gjatë krizës së borxhit të saj.
Pjesa e euros në rezervat globale të këmbimit valutor, lëshimin e borxhit, depozitat dhe kreditë e papaguara u rritën, ndërkohë që roli i saj si një monedhë faturimi mbeti gjerësisht e qëndrueshme, sipas të dhënave të BQE-së, transmeton ‘Scan’.
“Është kryesisht një diversifikim kundrejt dollarit, nga i cili euro përfiton”, tha në prezantimin e raportit Benoit Coeure, anëtar i bordit të BQE-së, duke shtuar se përparimi i dukshëm në reforma dhe rritja e prosperitetit edhe në periferinë e bllokut ka shtuar kërkesën për euron, përcjell albinfo.ch.
Në rezervat valutore globale, pjesa e euros u rrit me 1.2 pikë përqindjeje në 20.7%, duke mbetur shumë mbrapa 61.7% të dollarit, një ulje historike për monedhën amerikane.
Komisioni Evropian e ka kthyer në qëllim parësor t’i japë euros një rol më të madh, pjesërisht për të rritur ndikimin global të bllokut, por natyra e fragmentuar e zonës së monedhës së përbashkët e pengon këtë proces, thotë BQE. Sindikatat e bankave dhe të kapitalit të Eurozonës mbeten të paplota dhe gjithashtu kanë nevojë për një pasuri të sigurt, përpjekje që Gjermania ka penguar kryesisht nga shqetësimi për tatimpaguesit e saj, të cilët mund të përfundojnë si përgjegjës për papërgjegjshmërinë financiare diku tjetër.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës