Ekonomi

Euro në ‘rënie të lirë’

Një vit më parë, në të njëjtën datë, një euro këmbehej me 135.88 lekë

Rënia e euros nuk ka të ndalur. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 129.05 lekë, me një rënie ditore prej 0.88 lekësh. Kjo është rënia më e madhe dy ditorë të paktën vitet e fundit. Ky është niveli më i ulët që nga 21 korriku i vitit 2009, shkruajnë mediat shqiptare.

Një vit më parë, në të njëjtën datë, një euro këmbehej me 135.88 lekë, përcjell albinfo.ch.

Dollari ka zbritur në 105.5 lekë, nivel i ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte 127.5, përcjell albinfo.ch.

Nga ana tjetër, me afrimin e verës oferta për valutë pritet të rritet, nga prurjet e emigrantëve dhe turistëve, që këtë vit pritet të jenë më të shumtë në numër.