Shqipëria
Euro më e fortë se kurrë
Monedha euro ka filluar të forcohet tani në Shqipëri, dhe një euro këmbehet me 133.58 lekë

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro ka arritur në tregun vendas nivelin më të lartë të këmbimit që nga muaji maj, duke u këmbyer me 133.58 lekë.
Euro u zhvlerësua ndjeshëm përkundrejt lekut gjatë fushatës zgjedhore, ku nivelin më të ulët e shënoi më 27 qershor.
Por, monedha euro vijoi e dobët gjatë gjithë sezonit veror, ndikuar edhe prej efekteve sezonale, si fluksi i turistëve dhe kthimi për pushime i emigrantëve, bëjnë të ditura mediat shqiptare.
Me përfundimin e këtyre efekteve, por edhe nën ndikimin e tregjeve ndërkombëtare, ku euro po këmbehet në nivele të larta, monedha e përbashkët po fillon të forcohet edhe në tregun vendas, megjithëse pa kapur nivelin e një viti më parë, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën datë një vit më parë, euro këmbehej me 137.45 lekë, rreth 3.8 lekë më shumë.
E-Diaspora
-
Mesazhi i Pashkëve nga Don Marjan Marku, Drita e ringjalljes që kapërcen kufijtë Si përfaqësues i një kishe që vepron në një kontekst modern dhe multikulturor si ai zviceran,...
-
Chair Airlines renditet në mesin e kompanive me nisjet më të sakta në Zvicër
-
Dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burg Angli
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Ari nga SHBA së shpejti do të largohet sërish nga Zvicra Zvicra eksportoi ar në SHBA dhe tani një pjesë e tij është kthyer në Zvicër. Por...
-
Zvicër: Gjithnjë e më shumë të moshuar në timon
-
Sondazhi: Shumica e zviceranëve favorizojnë një sigurues të vetëm shëndetësor
-
Mesazhi i Pashkëve nga Don Marjan Marku, Drita e ringjalljes që kapërcen kufijtë
-
Vdekjet nga ortekët zvicerane janë shumë nën mesataren këtë sezon të skive