Financa

Euro dobësohet ndaj dollarit, frangu reziston

Kursi i euros kundrejt dollarit në një atmosferë të tillë ishte dobësuar për 0.2 për qind, në 1.1465 dollarë.

Kursi i kësaj monedhe në tregjet ndërkombëtare mbeti në nivelin më të ulët për një periudhë shtatëjavëshe kundrejt dollarit.

Kjo për shkak se fokusi i investitorëve është i drejtuar në konfliktin mes Italisë dhe BE-së në lidhje me buxhetin.

Kursi i euros kundrejt dollarit në një atmosferë të tillë ishte dobësuar për 0.2 për qind, në 1.1465 dollarë.

Për monedhën zvicerane, euro përkohësisht ishte dobësuar nën 1.14 franga. Pas dobësimit prej 1.1369 frangash, monedha e përbashkët është rikuperuar disi pasditen e djeshme dhe është duke u tregtuar në 1.1399 franga. Dollari amerikan mbetet fiks i vendosur nën 0.9938 franga zvicerane.

Trazirat në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës ndikuan gjithashtu mbi kursin e këmbimit të euros.

Përpjekjet e ministrit të Financave, Giovanni Tria, për të qetësuar situatën mbetën kryesisht të kota. Ministri i Financave u bëri thirrje anëtarëve të qeverisë për një debat më faktik në debatin buxhetor me Komisionin Evropian. Megjithatë, Tria nuk dha sinjale për ndryshime në buxhetin e planifikuar. Përveç kësaj, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka reduktuar të martën parashikimin e tij për rritjen ekonomike të Italisë në vitin e tanishëm dhe atë të ardhshëm.