Lajme
Euro bie në nivelin më të ulët të dy vjetëve kundrejt dollarit
Euro bie në nivelin më të ulët të dy vjetëve kundrejt dollarit këtë të premte, pasi të dhënat më të fundit treguan se aktiviteti i biznesit në Eurozonë ra ndjeshëm në nëntor, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të bursës, monedha e përbashkët evropiane në një moment tregtohej me 1,0399 dollarë, vlera më e ulët që nga dhjetori 2022, raporton CNN. Agjencia globale S&P njoftoi se indeksi i përbërë i menaxherëve të blerjeve (PMI) në Eurozonë ra nga 50 pikët e tetorit në 48.1 pikë.
PMI është një parametër që përdoret si tregues i aktivitetit ekonomik dhe një rezultat nën 50 pikë tregon se ekonomia është në një gjendje tkurrjeje, pra në rënie të aktivitetit ekonomik.
Të dhënat e nëntorit për aktivitetin e biznesit në Eurozonë nxitën pritshmëritë se Banka Qendrore Evropiane do të ulë ndjeshëm normën referencë të interesit muajin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










