Lajme
Euro bie në nivelin e frangut zviceran, një euro kushton 0,997 CHF
“Për sa kohë që Banka Qendrore Europiane reagon me ritmin e kërmillit ndaj normave të larta të inflacionit, frangu do të vazhdojë të rritet”,

Euro është tregtuar të enjten (sot) nën normën e deritashme dhe kushtoi 0,997 CHF.
Pasi Banka Kombëtare e Zvicrës rriti befasisht normat e interesit dy javë më parë dhe nuk e përshkroi më frangun si të vlerësuar lartë, pjesëmarrësit e tregut thanë se ishte vetëm çështje kohe kur euro do të binte nën pikën e barazisë ndaj frangut, transmeton albinfo.ch.
“Për sa kohë që Banka Qendrore Europiane reagon me ritmin e kërmillit ndaj normave të larta të inflacionit, frangu do të vazhdojë të rritet”, thuhet në një koment të VP Bank të mërkurën. Kjo është veçanërisht e dukshme në ditët e tregtimit me refuzim të theksuar ndaj rrezikut.
“Është e vërtetë që një marshim i shpejtë në nivelet 0.90 në mes të euros dhe frangut nuk mund të supozohet, shkruan srf.ch. Por epërsia e frangut mbi euron ndoshta do të bëhet normë”.
Sipas një studimi të fundit nga CS, edhe SNB (Banka Kombëatre e Zvicrës) mund të përfundojë së shpejti blerjet e saj të këmbimit valutor, të cilat kanë ndihmuar në lehtësimin e presionit për ngritje të vlerës së frangut zviceran, përcjell albinfo.ch. Sepse pas më shumë se një dekade ndërhyrjesh pothuajse ekskluzivisht të njëanshme në tregun valutor, perspektiva e inflacionit nuk lejon më një nënçmim të konsiderueshëm të frangut zviceran, kanë shkruar ekspertët të mërkurën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosovarja akuzohet se ka përfituar pa të drejtë 173.000 franga të pensionit IV Akuza në Gjykatën Penale të Lucernit thotë se ajo thjesht ka simuluar ankesat dhe vuajtjet për...
-
Berberi: Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, formim dhe ruajtje e identitetit kombëtar
-
Vjenë: Festë shqiptare për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare
-
Permanence, më shumë se një spitex standard
-
Tryezë me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve komunale në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Socialdemokratët kërkojnë javë pune 38-orëshe në Zvicër Sot, partia do të paraqesë propozimin e saj për një javë më të shkurtër pune –...
-
Zvicër: Kamera e re e borës ndihmon me paralajmërimin e ortekëve
-
Kosovarja akuzohet se ka përfituar pa të drejtë 173.000 franga të pensionit IV
-
Qytetarët me dy shtetësi së shpejti do të duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Zvicër
-
Rritet numri i turistëve amerikanë në Zvicër