Shkurt.ch

Euro bie në 1.04 franga?

Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka eliminuar çuditërisht normën minimale të këmbimit të frangut me euron. Monedha e përbashkët evropiane përkohësisht ka rënë nën 1 frang.

Në orët e paraditës 1 euro është tregtuar me më pak në 1.05 franga. Dollari amerikan është bërë më i shtrenjtë për monedhën zvicerane. Ai ra nga rreth 1.02 sfr..

Tregtarët në tregun e këmbimit të huaj ishin të befasuar dhe të  frikësuar për besueshmërinë e Bankës Nacionale. “Nuk e kanë mbajtur fjalën,” tha një tregtar për agjencinë e lajmeve financiare AWP. “Gjëja që nuk mund të ndodhë, ka ndodhur – spekulatorët kanë fituar kundër Bankës Nacionale,” komentoi ai.

Një normë e re e kufizuar kundrejt euros ndoshta do të pushojë së ekzistuari, ka komentuar një analist i këmbimit valutor në Helaban gjermane.

Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) është arsyetuar për ndryshimin e kursit minimal kundrejt euros me forcimin e dollarit amerikan.

Dallimet në politikat monetare të zonave të monedhave  të mëdha do të forcohen në mënyrë të konsiderueshme vitet e ardhshme dhe ka të ngjarë të jenë të theksuara edhe më tutje. Euro është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj dollarit në SHBA duke e dobësuar frangun kundrejt dollarit amerikan, shkruan SNB në komunikatën e të enjtes.

Për këtë arsye Banka Nacionale kishte ardhur në përfundim se zbatimi dhe mbajtja e normës minimale të këmbimit euro me frangun nuk ishte më e justifikuar.