Futboll

“Euro 2020”, takimet që do të zhvillohen sot

Zyrtarisht kampionati evropian Euro 2020 filloi mbrëmë me ndeshjen hapëse mes Kombëtares së Turqisë dhe asaj të Italisë, ku fitues doli kjo e fundit me rezultat 3:0.

Euro 2020 vazhdon sot me disa përballje interesante, ku parashihen të zhvillohen tri ndeshje, një nga Grupi A dhe dy nga Grupi B.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të jetë ajo mes Uellsit dhe Kombëtares së Zvicrës, përballje kjo që i takon Grupit A, kurse menjëherë pas përfundimit, do të fillojë derbi skandinav mes Danimarkës e Finlandës, e ndeshja e fundit do të jetë ajo mes Belgjikës dhe Rusisë.

Përballjet mes Danimarkës e Finlandës dhe Belgjikës e Rusisë i takojnë Grupit B të Euro 2020.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Euro 2020 e gjeni më poshtë.

Grupi A

15:00 Uellsi – Zvicra (Stadiumi Baku Olympic – Baku)

Grupi B

18:00 Danimarka – Finlanda (Stadiumi Parken – Kopenhagë )

21:00 Belgjika – Rusia (Stadiumi Gazprom Arena – Saint Petersburg)