Jeta në Zvicër
Euro 2016: Si duhet të festojmë gjatë Evropianit

Si pjesë e ndeshjeve të Kampionatit Evropian UEFA, policia komunale dhe policia kantonale e Vaud-it do të ndërmarrë hapa për të menaxhuar festimet në rrugë dhe të sigurojë qendrat urbane, duke lejuar tifozët që të shprehin gëzimin e tyre.
Policia nuk do të promovojë kolonat e automjeteve. Për të siguruar rrjedhshmërinë e trafikut dhe sigurinë e përdoruesve, disa devijime të trafikut do të zbatohen. Abuzimet dhe gabimet e rënda të trafikut do të denoncohen.
Me rastin e edicionit të 15-të të Kampionatit evropian UEFA të futbollit që do të mbahet nga 10 qershori deri më 10 korrik, policia komunale dhe kantonale e Vaudit do të ndërmarrë veprime për të menaxhuar mirë ngjarjet pas ndjeshjeve.
Forcat e policisë do të jenë të pranishme rreth vendeve të ndryshme, ku do jenë të grumbulluar mbështetësit, duke përfshirë vendet ku do të transmetohen ndeshjet në ekranet gjigante. Prania e policisë dë të mundësojë një përgjigje të shpejtë në rast se ka probleme si dhe për të siguruar qetësinë e banorëve.
Fundi i ndeshjeve në mënyrë të pashmangshme do të krijojë turma të mbështetësve, të cilët shprehin gëzimin apo zhgënjimin e tyre, duke përfshirë formimin e kolonave të automjeteve në qendrat urbane. Këto tubime nuk do të favorizohen nga policia. Me kusht që ato të mos pengojnë në mënyrë të padrejtë trafikun dhe rendin publik, ato do të tolerohen për një periudhë prej gjashtëdhjetë minutash nga fundi i ndeshjeve.
Trafiku do mund të deviojohet dhe në rast të veprave të rënda, të tilla si mosreskpektim i shpejtësisë apo i sinjaleve ndriçimore, i përparësive të qarkullimit si dhe të këmbësorëve do të denoncohen.
Pjesëmarrësit do të mund të mblidhen në mënyrë të sigurt në zonat për këmbësorët, duke siguruar rrjedhshmërinë e trafikut në qendrat urbane, veçanërisht për transportin publik. Policia komunale dhe kantonale e Vaud-it rekomandon tifozët që të shprehin ngazëllim e tyre duke respektuar rregullat e trafikut dhe të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që kjo ngjarje festive të mbetet e hareshme gjerë në fund.
160606_euro2016_dispositions_POLICE
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit15 Qershor 2016
- Ora15:00
- LokacioniVaud
- Data e përfundimit2 Prill 2025 - 2:03
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?