Shqipëria

Eugent Bushpepa dhe Ermal Meta, koncert në Tiranë

“Mezi pres performancën tuaj në datë 1 qershor në sheshin Skënderbej. Ju presim”, ka shkruar kreu i Tiranës

Kryeqyteti shqiptar, Tirana, këtë verë pritet të jetë shumë ‘e gjallë’, me shumë koncerte të organizuara.

Më herët ishte konfirmuar se Rita Ora do të këndojë gjatë verës në Tiranë, derisa kryebashkiaku ka konfirmuar edhe koncertin e Eugent Bushpepës dhe Ermal Metës më 1 qershor.

Dy këngëtarët së fundi ishin pjesëmarrës në Eurovision, ku Eugenti përfaqësonte Shqipërinë, derisa Ermali ishte për Italinë.

Pjesëmarrëse ishte edhe Eleni Foureira, duke përfaqësuar Qipron, dhe u rendit në vendin e dytë, Italia ishte në pozitën e pestë, derisa Shqipëria e 11-të.

“Mezi pres performancën tuaj në datë 1 qershor në sheshin Skënderbej. Ju presim”, ka shkruar kreu i Tiranës.