Literaturë
ETEA do të ndërtojë 12 biblioteka të vogla në Prishtinë
12 lagje të Prishtinës pritet të bëhen me biblioteka, shkruan albinfo.ch.
Ky projekt do të realizohet nga organizata “ETEA”, e cila tashmë është bërë sinonim i librit. Gjithashtu, bashkorganizator është edhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës, kurse projekti përkrahet nga Forumi për Inciativa Qytetare.
Për t’i ndërtuar këto biblioteka, OJQ ETEA ka hapur thirrje për vullnetarë.
“Pyetje… a të pëlqen puna vullnetare, shoqëritë dhe përvojat e reja? Po kontributi për komunitetin? E, në veçanti a të pëlqen të lësh gjurmë në qytetin dhe lagjen ku jeton? Atëherë, krejt çfarë mbetet është t’i përgjigjesh disa pyetjeve në këtë vegëz“, kanë shkruar nga ETEA, përcjell albinfo.ch.
Organizata ka theksuar këto informata për të interesuarit:
– Angazhimi vullnetar përfshin 5-10 ditë pune gjatë muajit gusht;
– Të gjithë vullnetarët që i përmbahen marrëveshjes do të pajisen me mirënjohje dhe certifikata;
– Shpenzimet ditore të vullnetarëve mbulohen nga projekti;
– Numri i vullnetarëve është i kufizuar (max 20); dhe,
– Data e fundit për aplikim: 31 korrik 2019.
Përndryshe, ETEA është organizatë jo-qeveritare e cila synon edukimin publik nëpërmjet kultivimit të kulturës së leximit te të rinjtë dhe përmirësimit të gjendjes së arsimit në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












