Kosova
Është organizuar mbrëmje me alpinistë dhe bjeshkatarë
Klubi Alpin Gjilani në shenjë falënderimi për të gjithë pjesëmarrësit që ishin pjesë e ekspeditave të organizuara nëpër vende të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë, Turqisë, Sllovenisë, ka organizuar mbrëmje me anëtarit të KAGjit , si dhe ndeja ishte e hapur për të gjithë dashamirët e bjeshkataris që u mbajt në Gadish, bjeshkët e Zhegovcit.
Më shumë se 100 mysafirë nga të gjitha viset e Kosovës duke përfshirë: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Kamenicë, Prizren, Drenas, Hani i Elezit etj., u takuan dhe shkëmbyen përvojat dhe eksperiencat e tyre, duke kaluar një natë për mrekulli nën tingujt e muzikës të interpretuar këngëtarët Vigjilent Kurti, Ardian Demiri, Endrit Rexhepi dhe DJ Arti.
Mysafirë të nderit ishin edhe disa bjeshkatar nga diaspora ku kishin pas rastin të jenë pjesë e disa ekspeditave që kishte organizuar KAGJ. Zjarr, bjeshkë, qetësi, pije, biseda të pafundme kanë karakterizuar tërë mbrëmjen deri në përfundimin e saj në orët e vona.
Drejtuesit e KAGj-it kanë bërë të ditur se ndeja të këtilla nga do të shkëmbehet eksperienca dhe përvoja që do të ngritin vetëdijen, cilësinë dhe rëndësinë e bjeshkatarsë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke gjet çlodhjen e kohëpaskohshme pas ecjeve dhe pushtimit të majave të ndryshme që KAGj ka arritur të përmbyll me shumë sukses.
Sa më larg qytetit dhe zhurmave, ejani të dielave do të gjeni qetësi në ecje, do të shoqëroheni dhe do të gjeni miqësi të re. Pjesë e eventit të organizuar nga KAGj ishte edhe platforma Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh Dielli dhe bora e freskët tërhoqën tifozë të shumtë të sporteve dimërore në vendpushimet e skive...
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?