Jeta në Zvicër
Është e pamundur të mos jesh i lumtur në Zvicër
Dr. Tom Mulholland ka mbetur i impresionuar me vizitën në Zvicër, duke e përshkruar këtë vend si ideal për të jetuar dhe për të qenë i lumtur
Zvicra konsiderohet si njëri nga vendet më të bukura në botë, dhe gjithashtu ku njerëzit janë shumë të lumtur.
Me vizitën e tij në Zvicër, ka mbetur i impresionuar edhe mjeku, Dr. Tom Mulholland nga Zelanda e Re. Ai ka përvojë 25-vjeçare në mjekësi dhe ai është në një mision, duke trajtuar misionet shëndetësore në mbarë botën. Ai shkruan për përshtypjet derisa ka vizituar Zvicrën, shkruan ‘stuff.co.nz’.
“Është e lehtë për të kuptuar pse zviceranët janë njerëzit e katërt më të lumtur në botë. Ata jetojnë në Zvicër. Rrugët, shtëpitë, njerëzit, malet, fshatrat, të gjitha janë të rregulluara mirë. Trenat janë të saktë, njerëzit janë të sjellshëm, ka pak krime, dhe njerëzit paguhen mirë për punën që bëjnë”, shkruan në fillim ai, përcjell albinfo.ch.
Ai ka vizituar Cyrihun, ku ka mbetur i impresionuar. “Do të ishte vështirë të harrosh bukurinë e Cyrihut, një qytet i vendosur në brigjet e një liqeni të ngrohtë me lumenj që rrjedhin si arteret nëpër rrugët e saj me kalldrëm”, shton tutje ai.
Mjeku ka shtuar se Zvicra është një nga vendet më të civilizuara në tokë. Ka shumë pak njerëz të pastrehë. Nëse ulesh në rrugë, policia me mirësjellje të merr dhe të gjen një vend për të qëndruar.
Dr. Tom Mulholland ka mbetur i mahnitur me bukuritë që ka Zvicra. Natyra është fantastike, lumenjtë dhe gjithçka në Zvicër.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Stjuardesa vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit Një anëtare e ekuipazhit të Swiss International Airlines (SWISS) vdiq nga dëmtimi i trurit si pasojë...
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026
-
Ku dhe kur ishte nata më e ftohtë në Zvicër?