Lajme
Është bërë rrjetëzimi i ndërmarrësve boshnjakë të diasporës
Në këtë takim që ka rezultuar me ngritjen e rrjetit me emrin "Restart", kanë marrë pjesë rreth 150 persona nga diaspora dhe nga Bosnja
Ambasada e angazhuar për diasporën boshnjake me mbështetje të fondit Market Makers dhe të Ambasadës zvicerane në Bosnjë, ka organizuar mbrëmë në Sarajevë mbledhjen e rrjetëzimit të ndërmarrëve me prejardhje nga Bosnja që veprojnë në Zvicër. Rrjeti synon që të afrojë rreth vetes të gjithë ata që janë të interesuar që Bosnjën ta bëjnë një vend më të mirë për të jetuar dhe punuar.
Në këtë takim që ka rezultuar me ngritjen e rrjetit me emrin “Restart”, kanë marrë pjesë rreth 150 persona nga diaspora dhe nga Bosnja, shkruan klick.ba.
“Kjo ngjarje është metodë e shkëlqyer për të lidhur organizatat dhe individët rreth e qark botës që të vijnë me idetë e tyre ose të gjejnë partnerë për projektet e tyre”, thotë Adnan Berberoviç, anëtar i këshillit drejtues, transmeton albinfo.ch.
“Edhe pse shumëkush ka dyshime, ekipi i Restart-it mendon se në Bosnjë është e mundur të themelohen ndërmarrje të suksesshme me personel që ka kualifikime të larta dhe që mund të ofrojë shërbime në nivel të kërkesave të tregjeve botërore.
Jemi një grup entuziastësh që kem,i njohur rrethanat afariste këtu në Bosnjë. Për disa prej nesh kjo ka nënkuptuar që të braktisnim shtetin ku jetonim, jashtë vendit, të kthehemi këtu dhe të krijojmë vende pune për ne dhe për të tjerët. Jemi përballur me disa pengesa, ashtu si dhe të tjerët, por ne jo vetëm që kemi arritur t`i tejkalojmë ato veçse edhe të përparojmë në ato tregje”, thekson Masa Campara, njëri nga themeluesit e Restart-it dhe themelues i kompanisë eMediaPatch e cila me një ekip prej 30 vetash nga Sarajeva ofron shërbime të planifikimit medial për tregun amerikan.
“Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për iniciativa individuale ndërsa për hapa të mëdhenj nevojitet të formohet një “ekosistem”, një infrastrukturë komplete e cila do të punojë për ndryshimin e pasqyrës së Bosnjës si vend të shkretuar nga lufta dhe përplot konflikte në një vend që është destinacion i mirë pe¨r biznes”, thekson Edin Forto, anëtar i këshillit drejtues të Restart-it.
Edhe përkundër disa mungesave, Bosnja ka përparësi të mëdha dhe mundësi për zhvillimin e biznesit.
”Sigurisht që është shumë më lehtë të shihen problemet se sa zgjidhjet e tyre. Çmimi i një logjike të tillë është lëshimi i shumë rasteve. Kompanitë janë baza e çdo ekonomie dhe shoqërie , pasi që ato sigurojnë vende pune. Në Bosnjë duket se ka më shumë vende të mira pune në sektorin publik. Dhe kjo do të ndryshohet”, nënvizon David Kramer, zëvendësdrejtor për bashkëpunim në Ambasadën e Zvicrës në Bosnjë e Hercegovinë, mbështetëse e projektit.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?