Shkurt.ch
Është arrestuar personi i dyshuar si një nga krerët e xhihadizmit në Zvicër
Personi i përmendur, i cili është një zviceran i konvertuar në mysliman, ndodhet prej disa muajsh në burg. Prokuroria Federale nuk ka pranuar të japë informacione më të detajuara lidhur me veprat konkrete me të cilat ngarkohet i akuzuari
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2016/06/xhihad-ch-587x330.jpg)
Prokuroria Federale e Zvicrës ka arrestuar për herë të parë një person për të cilin besohet se ka një rol qendror në atë që po quhet “skena salafiste e Winterthur-it”. Personi i përmendur, i cili është një zviceran i konvertuar në mysliman, ndodhet prej disa muajsh në burg, bëjnë të ditur burimet për srf.ch.
Prokuroria Federale nuk ka pranuar të japë informacione më të detajuara lidhur me veprat konkrete me të cilat ngarkohet i akuzuari. Por, sipas hulumtimeve të bëra nga magazina televizive e srf-së “Rundschau” ai dyshohet për mbështetje dhe anëtarësi në një organizatë terroriste islamike.
Ai është i njohur për përkatësinë e tij në të ashtuquajturën “skenën salafiste të Winterthurit”. Ky emër i referohet faktit se nga qyteti Winterthur deri tash janë rekrutuar për në ISIS së paku pesë veta dhe këtu vepron një xhami e cila është e dyshuar për predikime radikale dhe për frekuentimin e saj nga një numër xhihadistësh.
Pikërisht këtë xhami e ka frekuentuar edhe personi i përmendur. Ai po ashtu ka koordinuar aksionin e njohur për shpërndarjen falas të Kuranit “Lies” (Lexo) nëpër rrugët e qyteteve të Zvicrës, e në disa raste ka qenë edhe vetë pjesë e këtij aksioni
E-Diaspora
-
Shqipëri: 200 872 kërkesa për regjistrime për votim nga jashtë, 128 149 të miratuara Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin...
-
529 zarfe me fletëvotime nga diaspora janë anuluar
-
Gazeta zvicerane: Ja si ka votuar diaspora e Kosovës në Aargau
-
“Mos t’i harrojmë arbëreshët” – Historia e një misioni dashurie për atdheun
-
TECH FORUM 2025: Forumi i parë shqiptaro-zviceran në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shtëpitë e pleqve në Zvicër me sfida në punësimin e infermierëve, kushtojnë shtenjtë Mungesa e punëtorëve të kualifikuar e bën të mundur: punonjësit në shtëpitë e të moshuarve largohen...
-
Vazhdon rritja e çmimeve të qirave në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji mars
-
Ulet numri i rasteve të gripit në Zvicër
-
Zvicra po përballet me sfidat e rekrutimit të mercenarëve