Shqipëria
Escobar pritet të nisë sot vizitën treditore në Tiranë
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të mbërrijë sot në Tiranë, për një vizitë zyrtare, përcjell albinfo.ch.
Sipas medieve, Escobar do të vizitojë Tiranën në datat 11-13 prill, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë e përfaqësues të opozitës.
Escobar do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë nga opozita pritet që të takohet me kreun në detyrë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn si dhe me deputetët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku.
Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar, kur ai shoqëronte ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Evroaziatike, Karen Donfried.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik