Shqipëria

Escobar, nesër në Tiranë

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë nesër në Tiranë, për një vizitë zyrtare.

Sipas medieve, Escobar do të vizitojë Tiranën, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë e përfaqësues të opozitës.

Escobar do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë nga opozita pritet të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun.

Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar, kur ai shoqëronte ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.