Gruaja
Esa Vokshi anulon “Tregun e plaçkave për vajza”, frikë nga terrorizmi!
Ky treg është bërë shumë i njohur dhe i kërkuar nga të rinjtë për faktin se Esa me kreativitetin e saj artistik i përpunon dhe i pasuron me detaje veshjet e vjetra të cilat pastaj marrin pamje moderne dhe lakmohen edhe nga ata ose ato që ndjekin modën
Esa Vokshi është një vajzë 21 vjeçe me prejardhje shqiptare, e njohur tashmë në Gjermani si blogere e modës, e cila tashmë ka zhvilluar edhe një koncept të ri të prezantimit dhe shitjes së veshjeve. Esa prej dy vitesh hap periodikisht në Regensburg (Bavari) një treg plaçkash për vajza, në të cilin prezanton dhe shet produktet e veta, shkruan mittelbayerische.de.
Ky treg është bërë shumë i njohur dhe i kërkuar nga të rinjtë për faktin se Esa me kreativitetin e saj artistik i përpunon dhe i pasuron me detaje veshjet e vjetra të cilat pastaj marrin pamje moderne dhe lakmohen edhe nga ata ose ato që ndjekin modën, shkruan albinfo.ch. Një treg alternativ i një krijimtarie alternative mund të quhet ajo që zhvillon Esa.
Por, shqiptarja e re ka zhgënjyer së fundi adhuruesit e modës së saj: edicionin e ardhshëm, të planifikuar për muajin tetor, ajo e ka anuluar! Shkaku: frika nga aksionet terroriste! “Nuk mund të marr përgjegjësinë që të ndodhë diçka e keqe në aktivitetin që e organizoj unë kështu që dujhet ta ndërpres “tregun” deri në një kohë kur do ta përgatis një koncept të ri të sigurisë”, ka thënë Esa për mediat gjermane.
Ajo ka theksuar se një aktivitet ku marrin pjesë rreth 2 mijë veta bart me vete një përgjegjësi të madhe, transmeton albinfo.ch.
Anulimin e “Tregut”, vajza me prindër shqiptarë: babanë nga Mali i Zi e nënën nga Kosova e ka bërë e shtyrë sidomos nga atentati i fundit i bërë në Munih, ku humbën jetën 9 të rinj të pafajshëm, tre nga të cilët shqiptarë, bashkatdhtearë të Esës.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor