Sporte Luftarake

Erzen Rustemi kërkon ta mbrojë titullin Kampion Bote WBF-GBU

Erzer Rustemi, kampioni aktual i botës i boksit në kategoritë WBF dhe GBU me 8 Dhjetor, në Zagreb të Kroacisë do të lufton për t'i mbrojtur këta tituj, njofton Albinfo.ch.

Rustemi thotë se përballja me kundërshtarin e tij, Victor Ramirez-in do të jetë më e vështira në boksin profesional për te.

“Ka muaj që kam kërkuar dhe kam qenë në pritje të sfiduesit tim të radhës për ti mbrojtur titujt e kampionit të botës në pesha të rënda të boksit profesionist – WBF dhe GBU.
Organizatorët e ndeshjeve të mia, WBF dhe GBU në bashkpunim me Team Sauerland, pas interesimeve të parreshtura, më në fund kan vendosur që, më 8 dhjetor 2018, në Zagreb të Kroacisë, të përballem me boksierin e njohur në arenat e boksit botëror, Victor Emilio Ramirez, i cili ka qenë kampion bote në WBO, dy herë si dhe një herë edhe në IBF deri në 91 kg.  Për mua, dueli me Victorin, do të jetë përballja më e vështirë deri tash në boksin profesionist. Pavarësisht statistikave, unë gjatë gjithë kësaj kohe, nga 23 prilli I këtij viti e këndej, kam qenë në pritje dhe I përgatitur për çfardo përballje. Besoj fuqishëm se do ta tejkaloj edhe këtë sfidues dhe do ta mbrojë për herë të tretë titullin e fituar para dy vitesh (WBF), dhe për herë të dytë (GBU)”, thotë boksieri i peshave të rënda, gjilanasi, Erzen Rustemi.

Ai pret që në Kroaci të ketë përkrahjen e shumë tifozëve shqiptarë

“Në Kroaci e në Slloveni ka shumë Shqiptarë, të cilët do të vijnë për t’më mbështetur. Unë, pres mbështetjen e tyre dhe iu premtoj se do të angazhohem maksimalisht për t'ia tregur vendin 'Tyson-it' të Argjentinës”, përfundon Erzen Rustemi.

Boksieri 35 vjeçar nga Zhegra e Gjilanit, Erzen Rustemi në boksin profesional ka zhvilluar 13-të ndeshje dhe të gjitha i ka fitore. Rustemu jeton dhe vepron në Burgdorf të Zvicrës.