Lifestyle
Erona Hogjaj, “Rrushi i Rahovecit”
Aftësohet për asistente në stomatologji dde paralelisht me këtë, defilon nëpër sfilata të modës ose merr pjesë në gara për mis. Kjo është Erona Hogjaj
Erona Hogjaj është 19 vjeçare dhe banon në Friburg të Zvicrës. Vitin e kaluar ajo ishte finaliste në “Miss Zvicra Frankofone 2017”, ndërkohë përfaqësoi Zvicrën në garën internacionale “Miss Freedom of the World” që u mbajt në Prizren, në Kosovë. Erona vijon studimet për asistente të stomatologut. Duke qenë se ajo është nga Rahoveci, njerëzit nga rrethi miqësor e quajnë edhe “Rrushi i Rahovecit”.
Albinfo.ch: Erona, vitin e kaluar ke qenë finaliste e “Miss Zvicra Frankofone 20017” Si ishte kjo pjesëmarrje për ty dhe sa ishte i suksesshëm viti 2017?
Erona Hogjaj: Pjesëmarrja ime ishte krejt spontane por gjithashtu shumë emocionuese.
Në “Miss Zvicra Frankofone 2017”, arrita të shpallem finaliste dhe pata rastin që të përfaqësoja Zvicrën në garën ndërkombëtare “Miss Freedom of the World” që u mbajt në qytetin e Prizrenit.
Po për këtë vit, cilat synimet tuaja?
Fillimisht shkollimi, dhe po ashtu vazhdimi im me modelim dhe fotoshooting.
Me profesion je asistente e stomatologut. Cila të përmbush më shumë shpirtërisht, fusha e spektakleve apo profesioni i mjekësisë?
Natyrisht se profesioni im, si asistente e stomatologut. E kam ëndërruar që në fëmijëri të merrem me mjekësi. Megjithatë, edhe modelimi ka filluar të zë një vend të veçantë në shpirtin tim.
Jeton në Friburg të Zvicrës kurse je nga Rahoveci, vendi ku kultivohet rrushi. Cili është komplimenti më i bukur që ke marrë?
Komplimente marr çdo ditë, secilin më të mirë se tjetrin, por, më i bukur është kur më thonë “Rrushi i Rahovecit”.
Pse ke zgjedhur të merresh me modelim dhe spektakle të bukurisë?
Dëshira për t’u marrë me modelim lindi me kohën. Ishte shoqëria dhe farefisi që më thoshin të merrem me këtë fushë për çfarë gjeta edhe përkrahjen e prindërve të mi.
Të pëlqen më shumë të jesh modele e spektakleve të bukurisë apo që me imazhin tënd të reklamosh për ndonjë kompani?
Të dyja më pëlqejnë, edhe pse janë krejt të ndryshme me njëra-tjetrën.
Si e kupton ti bukurinë, si imazh apo si mençuri?
Bukuria e jashtme është e ndryshme nga ajo e brendshme. Për mua bukuria e brendshme është më e rëndësishme sepse, kur ke zemrën e mire, çdo gjë e mire vjen tek ti.
A të pëlqen konkurrenca, sfidat?
Konkurrenca është e mirë në secilin profesion. Ku ka konkurrencë ka edhe cilësi, sepse secili mundohet të japë sa më shumë nga vetja për të shfaqur sa më mirë talentin e tij dhe shpirtin luftarak. Ai person që arrin ta bëjë këtë, ai edhe triumfon.
Sa e pëlqen modën në jetën e përditshme. Je nga ato vajzat që vishesh vetëm me firma të shtrenjta apo vesh atë çfarë të pëlqen?
Modën e pëlqej shumë. Më pëlqen që të vishem bukur dhe me stil, por nuk preferoj që të zgjedh gjithmonë vetëm rroba me marka të shtrenjta, më shumë fokusohem tek ato veshje në të cilat ndihem rahat, komode dhe që më rrinë bukur.
Pos prindërve, kust tjetër të mbështet në këtë rrugëtim tëndin?
Prindërit dhe vëllai janë ata të cilët më përkrahin dhe mbështesin pa kursim, pa dashur të lë anash as familjarët dhe shoqërinë time që më japin kuraje çdo herë.
A është në lidhje Erona, cili është mashkulli që e mendon për jetën e saj?
Jo, nuk jam në lidhje. Për mua kryesore është që mashkulli i cili do hyjë në jeton time, të jetë i kuptueshëm, shpirtmirë, i respektueshëm dhe të ketë karakter të mirë.
Çfarë është jeta pa dashuri?
Mendoj se një njeri i cili nuk ka dashuri, do të ndihet komplet i zbrazët në shpirt.
Unë per vete kam shumë dashuri nga familja dhe shoqëria, e që më mjafton të ndihem e lumtur dhe të realizoj çdo dëshirë në jetë.
Deri në cilën moshë mendon të merresh me modelim?
Nuk mund të caktoj me saktësi se deri në çfarë moshe do të merrem me modelim. Por pasioni im për modelim është shumë i madh, dhe do të vazhdoj të merrem me të, derisa të mundem.
Jo patjetër marka të shtrenjta
Modën e pëlqej shumë. Më pëlqen që të vishem bukur dhe me stil, por nuk preferoj që të zgjedh gjithmonë vetëm rroba me marka të shtrenjta, më shumë fokusohem tek ato veshje në të cilat ndihem rahat, komode dhe që më rrinë bukur.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë