Gruaja

Ermina Perlaskaj, shqiptarja e parë në Parlamentin e Kroacisë

Tashmë rezulatet zyrtare të votimit, të përsëritura të dielen në disa qytete të Kroacisë kanë konfirmuar fitoren e Ermina Leka- Perlaskaj, raporton albinfo.ch.

Shqiptarët në Kroaci tashmë janë bërë pjesë aktive në jetën  shoqërore dhe politike në vend, ngase sot, për herë të parë kanë zgjedhur përfaqësuesen e tyre politike, e cila do t’i adresojë kërkesat e tyre në institucionet e vendit.

Tashmë rezulatet zyrtare të votimit,  të përsëritura të dielen në disa qytete të Kroacisë kanë konfirmuar fitoren e Ermina Leka- Perlaskaj, raporton albinfo.ch.

Perlaskaj, e cila është me origjinë nga Zymi i Hasit të Kosovës ka fituar me në një diferencë prej disa votash më shumë sesa kandidati tjetër shqiptar në listën e kandidatëve të pakicave.

Lajmin e ka konfirmuar për albinfo.ch edhe Sejfedin Prekazi, anëtar i Shtabit Zgjedhor të kandidates shqiptare, Ermina Leka-Perlaskaj.

Edhe katër vjet më parë ajo ishte shumë afër fitores, por nuk arriti të fitonte ulësen e deputetes për një numër të vogël të votave.

Ermina vjen nga Kosova, ndërsa është shkolluar në Rijekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës. Aktualisht është duke vijuar studimet pasuniversitare në Menaxhim të Marketingut.

Albinfo.ch do të sjellë  të hënën një intervistë ekskluzive me deputeten e sapo zgjedhur shqiptare në Parlamentin e Kroacisë.

cutmypic

Rezultatet zyrtare: rezultatet zrytare