Portrete të firmave
Ermali rekruton IT në Kosovë për tregun zviceran
Ermal Kasumaj po punon për plotësimin e tregut zviceran me ekspertë të IT-së. Ai me 4 shokë shqiptaro-zviceranë ka themeluar kompaninë “Vison Agency” në Kosovë, ku krijojnë dhe zhvillojnë programe dhe aplikacione interneti
Në kohën e digjitalizimit dhe ndryshimeve në teknologji, Zvicra po përballet me mungesën e inxhinierëve dhe specialistëve të telekomunikacionit. Ndërsa situata ka gjasa të përkeqësohet në vitet e ardhshme, jo vetëm pse industria është në rritje, por edhe për faktin se shumë kuadro të këtyre profileve, gjithashtu pensionohen.
Kjo kërkesë mund të mbulohet pjesërisht nga të diplomuarit e rinj (31,500) dhe nga imigracioni (16,700). Prandaj mbi 40.000 punëtorë shtesë të kualifikuar duhet të jenë të trajnuar, bën thirrje organizata e ekspertëve të IT-së. Për plotësimin e tregut zviceran me këtë profil ekspertësh ka menduar edhe shqiptari nga Zvicra, Ermal Kasumaj. Ai bashkë me 4 shokë shqiptaro-zviceranë ka themeluar kompaninë “Vison Agency” në Kosovë ku krijojnë dhe zhvillojnë programe dhe aplikacione interneti. Në bashkëpunim me kolegjin “Universum” në Prishtinë kanë ndarë me dhjetëra bursa për shkollimin e studentëve në fushën e IT-së.
“Te ne, studentët vijnë 20 orë në javë për të punuar dhe i praktikojnë në të njëjtën kohë aftësitë e tyre. E kam vërejtur se të gjithë ata që përfundojnë studimet kanë shumë pak përvojë ngase nuk i praktikojnë aftësitë e tyre. Ata që kanë një Master zyrtarisht duhet të jenë të përgatitur për tregun e punës. Për këtë edhe kemi menduar se studentët duhet t’i marrim në punë më herët që t`i përgatisim edhe për tregun zviceran”, thotë Ermal Kasumaj duke theksuar mungesën e ekspertëve të IT-së në Zvicër.
Bursat e studentëve në kolegjin “Universum” mbulohen nga Vision Agency. “Ne jemi duke zhvilluar kurrikulat që të orientojmë shkollimin e tyre në fushën e IT-së. Bëhet fjalë për 16 bursa të studentëve që tashmë janë në studime.
Të rinjtë në Kosovë e kanë të pamundur të praktikojnë profesionin e tyre
Ermali thotë të kenë zbuluar talentin e të rinjve në Kosovë, por shton se ata e kanë të pamundur të studiojnë dhe në të njëjtën kohë të praktikojnë profesionin e tyre.
“Sa më herët punohet me studentët, aq më mirë zhvillohen ata për të ardhmen e tyre. Dallimi është i madh nëse krahasohen studentët që kanë përvojë me ne dhe ata që vetëm studiojnë, pa bërë praktikë”, shprehet Kasumaj, duke premtuar se do të vazhdojnë me të njëjtën praktikë edhe në të ardhmen.
Kompania e Ermal Kasumajt ka në objektiv të mbërrijë në 100 studentë që do të përgatiten edhe për tregun evropian, në fokus Zvicrën, Gjermaninë dhe Austrinë. Të gjithë të diplomuarit me bursa zvicerane më pastaj janë të obliguar të punojnë për dy vite për “Vision Agency” në Prishtinë.
Ermali tregon se shumë shpejt do ta plasojnë në treg një produkt të tyre që do të jetë në shitje për të gjithë të interesuarit po edhe projekte tjera që do të kenë vulën e tyre me kualitet zviceran.
Kush është Ermal Kasumaj
Ermali, që vjen nga Skivjani i Gjakovës, është i shkolluar për menaxhimin e projekteve – Projektmenaxhment, ka kaluar nëpër disa institucione financiare jo edhe pak të njohura në Zvicër, si “Bank Now”, “Bob Money” dhe, së fundi në “Eny Finance”. Këtu edhe depërton gjakovari në botën e financave, kur filloi të lulëzonte biznesi online nëpërmjet internetit.
Banka e parë zvicerane ku kishte punuar Ermali ishte “Bank Now”. Ky institucion financiar kishte kërkuar punëtorë shqiptarë për konsumatorët shqiptarë, dhe kështu Ermal Kasumaj kishte filluar punën si bankier.
“Kam qenë i vetmi që kisha librezën e shkollës shqipe. Isha i vetmi që kisha diplomë të shkollës shqipe dhe kjo më ka ndihmuar që të depërtoj në botën e financave. Kështu e falënderoj mësuesin tim të gjuhës shqipe. Naser Ulaj që ma mësoi shqipen në Zvicër, e të cilës ia pash hairin edhe në profesion”.
Ermali kishte punuar për dy vite në “BankNow”, për të kaluar në fillim te Eny Finance, një kompani serioze zvicerane (një lloj i bankës së digjitalizuar), që është aktive në fushën e shërbimeve financiare. Por, pas një ristrukturimi që kishte ndodhur në “EnyFinance”, Ermali kishte kaluar në një institucion të njëjtë bankar me emrin “Bobmoney”. Këtu, Ermali ishte punëtori i parë, dhe kishte kaluar për dy vite në këtë institucion bankar duke qenë njëri prej krijuesve të produkteve të para të kredive online, që janë edhe sot në tregun bankar zviceran.
Bankieri shqiptar gjithmonë kishte kërkuar sfida të reja dhe pas dy vjetësh sërish largohet nga BobMoney duke iu bashkëngjitur një startup me emrin “TONI Digital Insurance Solutions”. 30-vjeçari me ekipin e kësaj kompanie kishin krijuar dhe zhvilluar dy produkte sigurimesh: Postfinance Auto Versicherung dhe Neodrive.
Ermali më pas ishte rikthyer sërish në Eny Finance, në kohën kur ky institucion financiar ishte në kohën më të mirë të zhvillimit.
Megjithatë duke kërkuar vazhdimisht sfida të reja, gjakovari ka menduar sërish për diçka tjetër, këtë herë që të bartë në Kosovë diturinë që e ka përfituar në Zvicër, duke ndihmuar aftësimin e të rinjve kosovarë për tregun zviceran.
Përgatitje për punën praktike
E kam vërejtur se të gjithë ata që përfundojnë studimet në Kosovë kanë shumë pak përvojë ngase nuk i praktikojnë aftësitë e tyre. Për këtë edhe kemi menduar se studentët duhet t’i marrim në punë më herët që t`i përgatisim edhe për tregun zviceran”, thotë Ermal Kasumaj.
“Ia sheh hairin” shkollës shqipe të kryer në Zvicër
“Kam qenë i vetmi që kisha librezën e shkollës shqipe. Isha i vetmi që kisha diplomë të shkollës shqipe dhe kjo më ka ndihmuar që të depërtoj në botën e financave. Kështu e falënderoj mësuesin tim të gjuhës shqipe. Naser Ulaj që ma mësoi shqipen në Zvicër, e të cilës ia pash hairin edhe në profesion”.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?