Lifestyle

Ermal Meta “pushton” Italinë

“Non mi avete fatto niente”, ka fituar vendin e parë në aplikacionin iTunes, ndërkohë që renditet e para në Top 50 hitet e momentit në Itali

Këngëtari shqiptar, Ermal Meta, që fitoi në Sanremo me “Non mi avete fatto niente” po shijon suksese të mëdha në Itali.

Kjo këngë mbetet më e preferuara në radio, ndërsa albumi i tij i tretë solo “Non abbiamo armi” është ngjitur lartë në top-lista, shkruan “Top-Channel”.

“Non mi avete fatto niente”, ka fituar vendin e parë në aplikacionin iTunes, ndërkohë që renditet e para në Top 50 hitet e momentit në Itali.

“Pas Sanremos çdo gjë po shkon shumë mirë në radio, me shitjen e disqeve, por sidomos me njerëzit, dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Përveç një ‘furtune’ që më erdhi pas festivalit. 2017 ka qenë një vit shumë i frytshëm”, ka thënë Meta.

Jo vetëm për muzikën, por Ermal i është përgjigjur edhe thashethemeve rreth lidhjes së tij të dyshuar me Fabrizio Moro, me të cilin ndau suksesin në skenë.

Mesazhi i tij në rrjetet sociale ishte i qartë: “Djema, kam ironizuar në lidhje me disa thashetheme të cilat qarkullonin në media, por pa u ndier i fyer. Homoseksualiteti nuk është diçka nga e cila duhet të mbrohesh. Por vetëm se mua më pëlqejnë femrat, ashtu sikurse i pëlqejnë edhe Fabrizios. Nëse ndonjëherë do ndryshojë diçka iu premtoj se do ua shkruaj në rrjetet e mia sociale. #vivalamore”.