Lifestyle

Erjona: Unë e lashë Blerimin

Modelja shqiptare, Erjona Sylejmani, është rikthyer të flasë edhe një herë për martesën e saj me futbollistin shqiptar, Blerim Xhemaili.

Ajo ka treguar pse është ndarë me mesfushorin e Përfaqësueses së Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

“Burri im nuk ma ka hequr mbiemrin e tij, kështu që nuk është ende ish-burri. Para se të kritikoni mundohuni të hiqni injorancën, sidomos për çështjet ligjore”, është shprehur Sylejmani, duke shtuar:

“Më duhet të deklaroj që Blerimin e lashë unë dhe jo ai mua. Unë pata kurajon dhe dinjitetin që shumë gra nuk e kanë dhe preferojnë të mbajnë benifitet që kanë në këmbim të turpërimit dhe dhunës psikologjike”, shkroi ajo në “Instagram”.

Blerimi dhe Erjona kanë një djalë së bashku, derisa për shumëkënd ishte befasi ndarja e tyre.