Futboll

Erjona thumbon Blerimin: Ishte pak i lodhur

“Numri 15 (Xhemaili) m’u duk pak i lodhur në fushë, por gjithsesi arriti të marrë një barazim. Gjithsesi i lodhur ishte”, ka thënë Erjona

Erjona Sulejmani duket se nuk e ka harruar lehtë ndarjen me Blerim Xhemailin, edhe pse para ndeshjes kishte thënë se do ta përkrahte Zvicrën, shkruan albinfo.ch.

“Numri 15 (Xhemaili) m’u duk pak i lodhur në fushë, por gjithsesi arriti të marrë një barazim. Gjithsesi i lodhur ishte”, ka thënë Erjona në RTSH, ku është e ftuar e përhershme.

Ata kanë së bashku një djalë, derisa ishin ndër çiftet më të përfolura në Zvicër dhe në Itali, aty luan mesfushori shqiptar.

Çifti u ndanë kohë më parë, derisa nuk munguan edhe akuzat ndaj njëri-tjetrit.

Takimi Brazil-Zvicër përfundoi 1:1, ku Xhemaili luajti për 90 minuta dhe u vlerësua me notën 6.4.