E-Diaspora

Erjona Sulejmani, tifozja më e bukur e Evropianit

Ditë më parë ajo pozoi edhe për revistën italiane ‘GQ’, dhe shumë shpejt mund të bëhet më e famshme se burri i saj që luan në Bologna, dhe është ndër futbollistët më të dalluar të Zvicrës

Tifozja më e bukur e Kampionatit Evropian është zgjedhur, Erona Sulejmani, gruaja e futbollistit të Zvicrës, Blerim Xhemaili, shkruan ‘The Sun’.

29-vjeçarja shqiptare, gruaja e Xhemailit, mahniti të gjithë në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Francë, duke bërë që shpesh herë vëmendja të zhvendosej më shumë në tribuna sesa në fushë, përcjell albinfo.ch.

Ditë më parë ajo pozoi edhe për revistën italiane ‘GQ’, dhe shumë shpejt mund të bëhet më e famshme se burri i saj që luan në Bologna, dhe është ndër futbollistët më të dalluar të Zvicrës.

Çifti kanë disa vite që janë martuar dhe së bashku kanë një djalë të pagëzuar me emrin Luan.