Lifestyle

Erjona: Sa më të pasur të jenë meshkujt, aq më shumë tradhtojnë

Erjona Sylejmani sërish në qendër të mediave ndërkombëtare. Edhe kësaj radhe bukuroshja shqiptare me deklaratat e saj kontroverse, përcjell albinfo.ch.

Erjona është ish-gruaja e Blerim Xhemailit, pasi ky i fundit ka kërkuar divorc, pasi sipas tij, ajo po e ka keqpërdoruar mbiemrin e tij.

Sylejmani në një intervistë për emisionin “La Capitane” në Itali, ka folur për të famshmit e futbollit.

“Sa më të pasur të jenë meshkujt, aq më shumë tradhtojnë. Përse? Sepse jetojmë në një shoqëri në të cilën janë paratë dhe femrat e bukura, që u shtrihen në këmbët e futbollistëve, më e vështirë është që ata të rezistojnë. Ka edhe futbollistë seriozë që zgjedhin t’i përkushtohen familjes”, shprehet bukuroshja shqiptar..

Megjithatë, një pjesë është e grave, që vendosin të ndjekin këtë lloj jetese. “Faji është i grave. Ato lidhen dhe martohen me futbollistët e famshëm, vetëm që të bëhen të famshme. Shumë prej tyre jetojnë në Milano, që tani padyshim është qyteti i eskortave”, deklaroi ndër të tjera Erjona Sulejmani.