Lajme
Erion Veliaj, në mesin e 40 kryebashkiakëve më të mirë në botë
Erion Veliaj është përzgjodh si një ndër 40 kryetarët e bashkive më të spikatura për hapjen e programit Iniciativat e Lidershipit në botë. Përzgjedhja u zhvillua në Nju Jork nën kujdesin e ish-kryetarit të bashkisë atje, Michael Bloomberg
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është përzgjodh si një ndër 40 kryetarët e bashkive më të spikatura për hapjen e programit Iniciativat e Lidershipit në botë. Përzgjedhja u zhvillua në Nju Jork nën kujdesin e ish-kryetarit të bashkisë atje, Michael Bloomberg.
Kjo nismë, e cila organizohet nga Bloomberg Philanthropies, Harward Business School dhe Harward Kennedy School, është një përpjekje e parë në botë për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira për drejtimin e një qeverie lokale, transmeton TCH.
Në këtë forum po marrin pjesë kryetarë të suksesshëm bashkish të qyteteve si Uashington DC, Varshavë, Vilnus, Stokholm e të tjerë.
Kryetarët e bashkive diskutuan mbi sfidat e menaxhimit të qeverisjes vendore dhe mundësitë që ekzistojnë për përdorimin e mekanizmave inovativë që rrisin dhe lehtësojnë shërbimin ndaj qytetarëve. Kjo nismë u krijon mundësi pjesëmarrësve të përfitojnë grante për zhvillim nga Bloomberg Philanthropies.
E-Diaspora
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë” Nga sonte, televizioni zviceran SRF nis transmetimin e një seriali të ri komedi që premton të...
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
-
Ka plagosur rëndë shokun e tij, Gjykata Kantonale konfirmon fajësinë e kosovarit
-
Shqiptarja që hapi një kompani ndërtimi në Zvicër, shumica e punëtorëve janë shqiptarë
-
Prokurori publik i Cyrihut hap procedurë kundër Sanija Ametit
Jeta në Zvicër
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë” Nga sonte, televizioni zviceran SRF nis transmetimin e një seriali të ri komedi që premton të...
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër në muajin janar të 2025-ës
-
Kreu i ushtrisë zvicerane viziton trupat në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë
-
Një javë skijimi në Zvicër do të jetë më e shtrenjtë në vitin 2025