Shqipëria
Erion Veliaj i marton të moshuarit për Shën Valentin
Shën Valentini, ishte një ditë e veçantë jo vetëm për çiftet që kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre, por edhe për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Nga të gjitha dashuritë që ka celebruar gjatë këtyre viteve në krye të bashkisë së Tiranës, asnjëra nuk ka qenë si ajo e djeshmja. Et’hemi, 83-vjeçar dhe Vangjelica, 70-vjeçare janë njohur në azil, në Tiranë.
Të ftuar në ‘Top Magazine’ të ‘Top-Channel’, ata rrëfyen si u njohën dhe e pëlqyen menjëherë njëri-tjetrin, përcjell albinfo.ch.
Vangjelica, pas disa vitesh që jetoi në Greqi, u kthye në Shqipëri për të mos humbur pensionin. Pasi përfundoi në azil, u njoh me Et’hemin, i cili e pëlqeu sapo e pa. Pas tri ditësh, tregon ajo, ai i propozoi që të rrinin bashkë, meqenëse kishte vënë re që ajo ishte edhe pa mbështetje.
Pasi Vangjelica pranoi, ata prej një viti e ndajnë kohën bashkë në azil. Por nuk flenë bashkë. Sipas rregullave të azilit, burrat dhe gratë jetojnë në ambiente të ndara.
Me ndihmën e kryebashkiakut të Tiranës, Et’hemi dhe Vangjelica kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Para se të celebronte këtë dashuri, Veliaj tha se kjo ishte martesa që ka moshën më të madhe që ai ka celebruar, por, siç theksoi ai, ka pasur shumë martesa të çuditshme, të cilat i kanë bërë përshtypje.
Pas përfundimit të ceremonisë, çifti i ri është përlotur.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind