Kosova

Eric Nussbaumer viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë 

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, i shoqëruar nga deputetët Marc Jost dhe Cédric Wermuth, gjatë vizitës në Kosovë vizituan ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës.

“Çdo jetë e humbur është një kujtesë e fortë e rëndësisë së paqes. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, i shoqëruar nga deputetët Marc Jost dhe Cédric Wermuth vizituan ekspozitën “Një herë e një kohë dhe kurrë më”, ku ekspozohen gjërat e fëmijëve që humbën jetën tragjikisht gjatë luftës në Kosovë”, shkroi ai.