Gruaja
Ergina Ramadani dhe Leunora Hasanaj, në garë për “Miss Zvicra Lindore”
Në spektaklin “Miss Zvicra Lindore” marrin pjesë Ergina Ramadani dhe Leunora Hasanaj. Në finale janë përzgjedhur nëntë kandidate të cilat garojnë sonte, më 21 maj në Arena Auto Zentrum West në St. Gallen për ta fituar titullin e më të bukurës
Një tjetër spektakël i bukurisë organizohet sonte në Zvicër. Përveç “Miss Bern” ku do të marrin pjesë binjaket Egzona dhe Egzontina Jaha, në spektaklin “Miss Zvicra Lindore” marrin pjesë Ergina Ramadani dhe Leunora Hasanaj. Në finale janë përzgjedhur nëntë kandidate të cilat garojnë sonte, më 21 maj në Arena Auto Zentrum West në St. Gallen për ta fituar titullin e më të bukurës.
Ergina Ramadani është 19 vjeçare, banon në Glarus ndërsa me prejardhje është nga Sallagrazhda e Suharekës. Ajo nuk e pëlqen shumë jetën e natës. Shumicën e kohës e kalon me të dashurin e saj Visarin, me të cilin është në lidhje prej dy vitesh. Sipas votave në faqen e miss-ostschweiz.ch, Ergina vazhdon të kryesojë, në vendin e parë.
“Dëshiroj të bëhem Miss Zvicra lindore, sepse kam forcën dhe kurajën e duhur për të plotësuar kërkesat e klientëve dhe sponsorëve në radhë të parë, kurse me angazhimin tim dëshiroj të ndikoj pozitivisht tek të rinjtë”, ka thënë Ergina gjatë një bisede për “albinfo.ch.
Ergina punon në Uni-Spital në Cyrih si motër medicinale, ndërkohë që paralelisht ndjek studimet për radiologji në Shkollën e Lartë Profesionale. Po ashtu është e angazhuar edhe në një agjenci modelesh në Zvicër.
Në anën tjetër, Leuonora Hasanaj është 18 vjeçe, banon në Wessen dhe ndjek shkollën e tregtisë. Në mesin e 100 kandidateve ajo ka arritur që të jetë njëra nga nëntë vajzat finaliste. Pjesëmarrjen në gara të bukurisë e ka pasur ëndërr që në fëmijëri. “Që kur isha e vogël, e kam pasur ëndërr të marr pjesë në gara të tilla. Jam shumë e lumtur që jam në finale. Tani synoj edhe kurorën e misit”, është shprehur Leunora.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë