Lajme
Erë e pazakontë në kabinë: anulohet fluturimi i aeroplanit zviceran
Afër 180 pasagjerët, sa ishin aty, u bartën në një tjetër lidhje nëpërmjet Gjenevës. Do të arrijnë në destinacionin e tyre në Brindisi, nesër

Të hënën, fluturimi i kompanisë ajrore zviceran Swiss (LX1722) nga Cyrihu për në qytetin port italian të Brindisit u desh të anulohej. Arsyeja për këtë ishte një erë e pazakontë që u zbulua në kabinë, thonë nga kompania Swiss për mediat zvicerane, transmeton albinfo.ch.
“Zbritja u zhvillua në orën 13:50 dhe u realizua pa tronditje. Pothuajse 180 pasagjerët, sa ishin në aeroplan u bartën në një tjetër lidhje nëpërmjet Gjenevës dhe do të arrijnë në destinacionin e tyre në Brindisi nesër”, thuhet në deklaratën e kompania ajrore, shkruan 20minuten.ch.
“Siç është e zakonshme në një rast të tillë, Swiss ofron shërbime shtesë mbështetëse si akomodimi në hotel, udhëtimet e nevojshme me taksi, ushqimet ose telefonatat deri në nisje”, vazhdon deklarata.
E-Diaspora
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?” Për të marrë një përgjigje nëse po zhduket shqipja në Zvicër, SRF ka konsultuar shqiptarë profesionesh...
-
Elvana ZAIMI-TUFA prezanton në Gjenevë antologjinë “Letra në nëntor”
-
Rihapet shkolla shqipe në Gränichen, në kantonin e Argaut
-
Mbrëmje përmbyllëse e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri
Jeta në Zvicër
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?” Për të marrë një përgjigje nëse po zhduket shqipja në Zvicër, SRF ka konsultuar shqiptarë profesionesh...
-
Pa makinë, fshati malor zviceran që vizitohet vetëm përmes teleferikut
-
Nestlé përballet me hetime për ujin mineral në Belgjikë
-
Qeveria zvicerane zbulon planin e ri për internet të shpejtë në të gjithë vendin
-
Pluhuri i Saharasë mbërrin në Zvicër të premten