Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët kosovarë mund të regjistrohen për të votuar deri më 26 dhjetor 2024 Diaspora shqiptare nga Kosova mund të regjistrohen për të votuar në Zgjedhjet e Kosovës deri më...
-
Kurti pritet të takohet me mërgatën në Gjermani
-
Uta Ibrahimi, edhe me një sukses tjetër historik
-
Ja kur nis regjistrimi i diasporës si votues në zgjedhjet në Shqipëri
-
Rama u rikthehet takimeve me diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Deputetët refuzojnë një lëvizje për ta bërë pensionin e 13-të pa taksa Deputetët refuzojnë një lëvizje për ta bërë pensionin e 13-të pa taksa. Pensioni i shtyllës së...
-
Shkalla e krimit në Zvicër, ndër më të ulëtat në Evropë
-
Të huajt nuk ‘vjedhin’ punë nga zviceranët
-
Zvicër: Tarifa prej 50 frangash për vizitat e urgjencës në spital, një hap më afër
-
Taulant Xhaka: E luta Granitin të mos paraqitet në ndeshjen me Serbinë