Bota

Erdogani “po ua vështirëson jetën” myslimanëve në Evropë

Kundërshtarët e Rexhep Taip Erdoganit janë tërbuar në masë të madhe. Për shkak se paraqitjet nëpër fushata është e ndaluar në disa vende, kryetari turk tani iu ka dërguar letër mërgimtarëve turq. Në letrën e tij, Erdogan u kërkon bashkatdhetarëve të tij, jo vetëm si kryetar, por edhe si kreu i partisë AKP, të votojnë: “Është për të ardhmen e Turqisë”.
Në Austri, letra u shpërnda me sa duket në një shkallë më të madhe – madje edhe nëpër shkolla, me kërkesë për t`ua transferuar më tej studentëve. Partia FPÖ e Vjenës dhe kryetari i klubit parlamentar Johann Gudenus (41) flasin për një “skandal të pabesueshëm”. Erdogan si duket Austrinë është duke e llogaritur si provincë të Turqisë.
Problematike është një fjali, me të cilën Erdogani e pranon se në mënyrë aktive është duke e promovuar përhapjen e islamit: “Në mënyrë që fëmijët tanë të mësojnë gjuhën e tyre amtare, fenë e tyre dhe kulturën e tyre, ne ju dërguam mijëra mësuesve dhe dijetarëve fetarë jashtë vendit”.
Pikërisht kjo përzierje e politikës dhe fesë, si dhe shfaqja e shoqërive paralele, janë veprimet të cilat kancelari austriak Sebastian Kurz (31) dëshiron t`i ndalojë. Ai njoftoi disa ditë më parë për të mbyllur xhamitë dhe për të identifikuar imamët e financuar nga vendet e huaja, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch. Në ndërkohë, autoritetet në Vjenë e kanë ndaluar transferimin e letrës tek studentët.
Turqit nga Zvicra gjithashtu kanë pranuar letrën. Një truk i cili do të mbetet anonim dhe i cili do ta votojë opozitën, për gazetën “Blick” ka pohuar: “Kjo është turp masiv”, njofton Albinfo.ch. Tani duket qartë se Erdogani është nervoz dhe po luan me kartelën e islamofobisë për të fituar votuesit e pavendosur. “Për fat të keq, opozita nuk ka para për veprime të tilla”.
Ndërkohë, konsiderohet se letra mund të jetë e rreme. Ministri austriak i Arsimit Heinz Fassmann (62, ÖVP) dyshon në vërtetësinë e këtyre letrave. Ai ishte “kritik dhe skeptik” dhe do t’i shqyrtojë letrat.
Por, turku nga Zvicra është i bindur se bëhet fjalë për letër të vërtetë dhe sqaron më tej: “Ky nuk është një falsifikim. Nuk është hera e parë që një letër e tillë është dërguar”.
Më 24 qershor, turqit do të zgjedhin kryeatarin dhe parlamentin e tyre. Nga 15 deri më 19 qershor, turqit në Zvicër do të jenë në gjendje të votojnë në Bernë, Cyrih dhe Gjenevë. Pritet një pjesëmarrje e lartë.
A janë letrat reale apo të rreme? Sa letra ka dërguar Erdogani në mbarë botën? Sa në Zvicër? Ambasada turke në Bernë nuk iu përgjigj pyetjeve të “Blick”.