Lajme
Erdogan shkarkoi shefin e Agjencisë së Statistikave në Turqi
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zëvendësuar kreun e Agjencisë kombëtare të Statistikave pas shpalljes së të dhënave vjetore të inflacionit.
Kreu i Byrosë Kombëtare të Statistikave, Sait Erdal Dincer, është vënë në shënjestër të kritikave që kur publikoi të dhënat në fillim të janarit, sipas të cilave norma vjetore e inflacionit ishte 36.1 për qind, që është niveli më i lartë në 19 vjetët e fundit.
Opozita tha se kjo shifër ishte e nënvlerësuar, duke deklaruar se rritja reale e kostos së jetesës ishte të paktën dy herë më e lartë, raporton FT, përcjell Albinfo.ch.
Në një dekret të lëshuar, Erdogan nuk shpjegoi vendimin për të emëruar Erhan Cetinkayan, ish-zëvendëspresidentin e rregullatorit bankar turk, si kreun e ri të statistikave të shtetit, në vend të Dinger.
Inflacioni në Turqi u rrit në më shumë se 36 për qind për shkak të rënies së vlerës së lirës, që është një rekord që nga shtatori i vitit 2002.
Erdogan, megjithëse gjendet në një situatë të vështirë 18 muaj para zgjedhjeve presidenciale, vazhdon të mbrojë pikëpamjet e tij.
Rritja e çmimeve të konsumit, më shumë se shtatë herë nga objektivi fillestar i qeverisë, shpjegohet me rënien e lirës turke ndaj dollarit me pothuajse 45 për qind në vit.
I vetëdijshëm për dëmin e shkaktuar jo vetëm për ekonominë, por edhe për vlerësimin e besimit, Erdogan premtoi në fillim të janarit se do “ta kthente inflacionin në njëshifror sa më shpejt të jetë e mundur”.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë