Uncategorized
Erdogan në Gjermani, për t’i përmirësuar marrëdhëniet
Udhëtimi, i cili zgjat deri të shtunën, vjen në kohën kur problemet ekonomike në Turqi po shkaktojnë shqetësime në rritje dhe kur Evropa ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë në reduktimin e rrjedhës së migrantëve, transmeton REL.
Presidenti i Turqisë, Recep Rayyip Erdogan, nis sot vizitën në Gjermani, me synimin për të ulur tensionet mes dy vendeve.
Udhëtimi, i cili zgjat deri të shtunën, vjen në kohën kur problemet ekonomike në Turqi po shkaktojnë shqetësime në rritje dhe kur Evropa ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë në reduktimin e rrjedhës së migrantëve, transmeton REL.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Erdoganit në Gjermani, ku spektri politik e sheh me dyshime.
Në mars të vitit të kaluar, Erdogan i ka krahasuar zyrtarët gjermanë me nazistët.
Ai i ka bërë këto komente pasi autoritetet gjermane i kanë anuluar tubimet që ai ka planifikuar t’i mbajë për diasporën turke në Gjermani, në prag të një referendumi të rëndësishëm për pushtetin e tij.
Në një shkrim të publikuar të enjten në gazetën FAZ, Erdogan tha se “është koha të lihen mënjanë dallimet në opinione dhe përqendrimi të jetë mbi interesat e përbashkëta”.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën