Lajme

Erdogan reagon ashpër pas sulmeve në spitalin në Gaza

Sulmi në një spital plot me gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm është shembulli më i fundit i politikave të Izraelit që janë plotësisht të zhveshur nga vlerat më themelore njerëzore, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan për bombardimin e spitalit të Gazës që vrau qindra persona.

I kërkoj njerëzimit të ndërmarrë veprime për të ndalur këtë brutalitet të paprecedentë, shtoi presidenti turk.

Në një zhvillim paralel, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Izraelit u bëri thirrje të gjithë izraelitëve që të largohen menjëherë nga Turqia, duke ngritur paralajmërimet e udhëtimit në nivelin më të lartë të mundshëm.