Lajme
Erdogan kërcënon Izraelin me zhdukje nëse godet Hamasin në Turqi
“Ata nuk i njohin turqit. Nëse ata guxojnë të bëjnë një lëvizje të tillë kundër Turqisë, ata do të paguajnë një çmim shumë të rëndë që nuk do të mund të rikuperohen kurrë.”
Kështu deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan duke iu referuar deklaratave të kreut të sigurisë së brendshme izraelite, Ronen Bar, sipas të cilit shërbimet sekrete izraelite kanë marrë udhëzime për të eliminuar liderët e Hamasit kudo që janë, përfshirë edhe Turqinë.
“Të gjithë në botë janë të vetëdijshëm për përparimin e Turqisë në aspektin e inteligjencës dhe sigurisë, askush nuk duhet ta harrojë atë”, shtoi Erdogan, siç raportohet nga Presidenca e Republikës së Ankarasë, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
“Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, aktualisht po përballet me një kolaps. Ai mund të shfaqet duke valëvitur flamurin e bardhë, por nuk do të jetë në gjendje të shmangë dënimin për veprimet e tij, herët a vonë ai do të dalë në gjyq dhe do të paguajë çmimin për krimet e luftës që ai ka kryer”, tha Erdogan.
Turqia kundërshton planet për të krijuar një zonë tampon në Gaza pas përfundimit të luftimeve, tha Erdogan, duke shtuar se një plan i tillë është “mosrespekt” për palestinezët.
Erdogan tha se e ardhmja e Gazës pas luftës do të vendoset nga populli palestinez dhe se Izraeli duhet të kthejë territoret që ka pushtuar.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë